“U ndalohet pjesëmarrja në tubime”, gjykata liron nga qelia katër protestuesit e opozitës

Janë liruar nga qelia katër protestuesit e opozitës të cilën morën pjesë në tubimin e ditës së premte ku kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas aferës “5D”. Vendimi u mor sot nga Gjykata e Tiranës. 

Kanë dalë para gjykatës mëngjesin e kësaj të hëne, katër protestuesit që u arrestuan tre ditë më parë në protestën e mbajtur para Bashkisë së Tiranës.

Bëhet fjalë për Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj, 18 vjeç të dy të arrestuar për përdorim të lëndëve piroteknike. Franc Kaloshi, 35 vjeç i akuzuar për ushtrim dhune ndaj punonjësve të policisë, dhe Artan Muça, për të njëjtën akuzë.

Në seancën e nisur në orën 10, ku pritet të njihen me masën e sigurisë katër protestuesit kanë mohuar të kenë qëlluar me molotov, teksa kanë deklaruar se janë dhunuar dhe terrorizuar nga Policia.

“Na kanë trajtuar me rripin e pantallonave. Jam arrestuar nga Komisariati i Fierit, është terrorizuar familja, kam qenë në protestë si çdo qytetar, jam anëtar i kryesisë PD, jam i shkolluar jam biznesmen. Nuk kam qëlluar me molotov, pasi kam respekt për uniformën e policisë. Kërkoj drejtësi!”, ka deklaruar njëri prej tyre.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn