“U zumë se po më shikonte”, dëshmon 15 vjeçari për vrasjen e të miturit Martin Cani: Ai lajmëroi shokët e tij, unë të mitë

Zbardhet dëshmia e 15-vjeçarit që vrau me thikë Martin Canin, gjatë një përleshje pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet. 

Burime për mediet bëjnë me dije se adoleshenti ka deklaruar se janë zënë pasi Cani e shikonte, e më pas, janë konfliktuar sërish të hënën kur edhe ndodhi ngjarja e rëndë.

“Jemi zënë të premten sepse po më shikonte. E kishin lënë për t’u sqaruar. Pastaj jemi zënë sërish të hënën. Ai lajmëroi shokët e tij si dhe unë shokët e mi. Gjatë përleshjes ndodhi ajo që ndodhi”, ka thënë ai.

Teksa është pyetur nëse është penduar, 14-vjeçari nuk ka pranuar të flasë.

Ndërkohë as thikën nuk tregon se ku e ka fshehur. Ai ka thënë se nuk e kishte në shkollë brenda, por e kishte fshehur diku aty afër.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn