dy këngëtarët Luiz Ejlli dhe Bardhi duket se e kanë hedhur pas krahëve sherrin që patën pak kohë më parë dy gratë e tyre moderatoret Kiara Tito e Sara Gjordeni kur kjo e fundit pati reaguar keq kur komentuesit i thanë se po përpiqet të imitojë Kiarën. Në atë kohë pati reagim dhe nga Luiz Ejlli që e hoqi nga instagrami Bardhin por dhe tha se dikush i kishte “vjedhur” instagramin Sarës. Gjatë një interviste me Bora Zemanin në fakt Sara e pranoi se ai kishte qenë qendrimi i saj dhe se ishte ndier keq pse komentuesit duhet ta krahasonin me nje cift tjetër të dalë nga BBv2 sic ishin Luizi i Kiara.
Duket se gjithcka tashmë eshtë sqaruar dhe te dy këngëtarët do të jenë bashkë në një koncert festiv në një nga lokalet e njohura në Tiranë.