Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, sapo ka zbuluar sekretin pas formës së saj spektakolare.
Së fundmi, artistja ka ndarë me ndjekësit e saj një video në rrjetet sociale, ku tregon përkushtimin dhe punën e vazhdueshme që bën për të qenë në gjendjen më të mirë fizike.
Videoja e publikuar nga Rita tregon atë duke ushtruar në palestër, më konkrektisht ndërsa bën vrapim.

Rita shihet teksa është duke u stërvitur në mënyrë intensive, e veshur në mënyrë sportive dhe tërësisht e përqendruar në aktivitetin e saj ndërsa tërheq vëmendjen me linjat e saj atraktive dhe elegante.