Vëllai i deputetit të PS “kurban” i luftës së brendshme të PS Lezhë. Gjykata rrëzon policinë dhe liron Armando Ndrecën

Vellai i deputetit të Partisë Socialiste Eduard Ndreca, i cili u arrestua tre ditë më parë si i përfshire në kultivimin e bimeve narkotike në zonen Kashnjetit në Lezhë, do të hetohet në gjendje të lire.Armando Ndreca dhe dy përsonat e tjere të arrestuar Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellzai u njohen këtë shtune me masen e sigurisë në gjykaten e Lezhës.Pasi dëgjoi palet gjyqtarja Edlira Çota, e cilësoi të paligjshem ndalimin nga policia të 32-vjeçarit Armando Ndreca dhe vendosi ndaj tij masen e sigurisë detyrim paraqitje, mase e cila u kërkua gjatë seances edhe nga prokuroria e çështjes Irena Sufaj, e cila pavarësisht kërkeses që kishte bërë që ai të qëndroi në burg, pasi u njoh me provat dhe pretendimet e të arresrtuarit ndryshoj qëndrim.

Ndërsa Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellzai të cilët u kapen në flagrance në stanin që kishin përshtatur për kultivimin e bimeve narkotike do të qëndrojnë në burg pa afat.

Ndalimi i tre personave u be gjate nje operacioni te zhvilluar nga policia e Lezhës në kuader të kontrolleve të territorit kunder kunder kultuvimit të droges.

Ata dyshohet se kishin përshtatur një ambient (stan), në pyjet e fshatit Kashnjet, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa, nëpërmjet llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.Nga ky ambient u sekuestruan 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë

Dy ditë më parë pas ndalimit të Armando Ndrecës reagoi avokati i tij i cili tha se kjo është hakmarrje politike ndaj deputetit nga ana e kryebashkiakut Pjerin Ndreu. Ai tha se ndalimi i vellait te deputetit socialist, është bërë për të goditur politikisht deputetin Eduart Ndreca pasi nga Pjerin Ndreu shihet si pengese per te çuar Ermal Pacajn ne Kuvend

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn