Vëllezërit Shpendi do të luajnë në Serie B sezonin e ardhshëm/ Binjakët përsëri bashkë

Dy vëllezërit Shpendi do të jenë së sërish së bashku. Në fund të sezonit Stiven Shpendi do të kthehet te Cesena, e cila këtë vit u ringjit në Serie B falë kontributit të jashtëzakonshëm të vëllait të tij binjak, Cristian. Sulmuesi i ekipit kombëtar Shpresa realizoi 20 gola këtë sezon në Serie C me Cesena-n, duke fituar edhe “Këpucën e Artë”.

Stiven Shpendi ishte i huazuar për një sezon tek Empoli. Pavarësisht se toskanët kërkojnë ta mbajnë për të paktën edhe një sezon, duket se Cesena nuk do ta huazojë më, sidomos nëse Empoli bie në Serie B dhe kthehet në rival direkt. Gjatë sezonit të fundit qendësulmuesi shqiptar me Empolin është aktivizuar në 11 ndeshje të Serie A, shpesh duke u futur si zëvendësues, me një total prej 394 minutash. Në Kupën e Italisë është aktivizuar vetëm në një ndeshje.

Vlera e Stiven Shpendit aktualisht në merkato është 2 milionë euro, por qëllimi i Cesena-s nuk është shitja. Së bashku me vëllain tjetër Cristian, Cesena synon të kthejë një sulm të frikshëm, me synim ngjitjen e në Serie A. Të dy vëllezërit binjakë janë pjesë e ekipit kombëtar Shpresa, por nga 19 maji ata mbushin 21 vjec dhe aventura me kuqezinjtë e Alban Bushit do të përfundojë. Gjithsesi, të dy janë nën vëzhgim nga stafi kuqezi për në Kombëtaren A.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn