Vettingu drejt fundit/ Ja mekanizmi i ri per tu bere pjee e sistemit te drejtesise: Sërish gjyqtarë me 6 muaj shkollë( sërish shkolla e plepave???)

Dhe kur procesi i vettingut që nisi në vitin 2018 po shkon drejt përfumdimit, KPK propozon kthimin “e shkollë së plepave”.

Me të vetmin ndryshim që në 6 muajt e dikurshëm të kursit të përshpejtuar të 1994, 22 këshilltarët ligjorë t’i ndjekin këta 6 muaj në shkollën e magjistraturës.

Gjashtë muaj të tjerë propozohet të ndiqen si praktikë. Por ky propozim i KPK është  larg mënyrës se si rekrutohen aktualisht gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm, të cilët sipas ligjeve në fuqi së pari i nënshtrohen konkursit dhe së dyti ndjekin formimin fillestar për magjistratë  për tre vjet dhe jo me kohë  minimale sa kërkon KPK.

Aktualisht drejtësia po kalon zbrazjen mbas vendimeve të procesit të vettingut.

Nga lista e 805 gjyqtarëve e prokurorëve, 406 prej tyre u larguan nga drejtësia ku kryesojnë të shkarkuarit, të larguarit me dëshirë dhe ata që  ju mbaroi mandati i magjistratit.

Më herët në 29 janar, Këshilli Drejtues i Shkollës së magjistraturës, vendosi të ndryshojë rregullimin e kriterit të mesatares së lëndëve, duke hequr kërkesën për notë mesatare mbi tetë të lëndëve kryesore dhe për këtë  pati reagime të shumta.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn