Video e dhunës ne familjen mbretërore, Princ Leka reagon ashpër: Institucionet cënuan të drejtën e anonimatit. Hiqni urgjent videon nga rrjetet sociale.

Pas publikimit te videos se dhunes se ushtruar ne familjen mbreterore mes Princ Lekes dhe ish bashkeshortes se tij Elia Zaharia ka reaguar oborri mbreteror me nje deklarate te ashper  ndaj institucioneve. Sipas tyre kerkohet te merren masa te menjehereshme per videon e publikuar ne media, video kjo e dorezuar ne polici nga Princ Leka

Deklarata e plote

Përshëndetje, siç edhe jeni informuar, Princ Leka pasditen e 5 marsit ështe sulmuar fizikisht me sende të forta nga ish-bashkëshortja dhe ish-vjehrri i tij dhe videot e këtij momenti janë bërë publike në rrjetet sociale.

Videot jane dorëzuar vetëm në komisariatin e policisë nga Princ Leka  ll Zogu,  si provë materiale për dhunën e ushtruar ndaj tij, por pavarësisht se janë kosideruar si nje sekret, këto materiale, së bashku me deklaratën, qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale dhe në medie duke përciell imazhe të pakëndëshme dhe me përmbajtje dhune.

 Oborri Mbretëror shpreh thellësishtë zhgënjimin nga institucionet ligjzbatuese te të cilat dyshojmë se kanë cënuar të drejtën e anonimitetit, duke shpërndarë videot te të tretë.

 Gjithashtu Oborri Mbretëror kërkon ndërhyrjen e policisë dhe institucioneve përkatëse për fshirjen e këtyre imazheve nga rrjetet sociale dhe nga mediet.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn