VIDEO/Isha 15 vjeç dhe numëroja, ditët, orët, sekondat. Elsa Lila rrëfen momentin e veshtire vrasjes së ëmës në ‘97

Jetoja për t’u bërë 18 vjeç, kam marrë avokat penalist

Elsa Lila ka rrëfyer detaje nga përjetimi i vrasjes së të ëmës, ngjarje e ndodhur pas trazirave të vitit 1997.

Ai tha se ka numëruar ditët që të mbushte 18 vjeç dhe të ‘luftonte’ për të vënë para drejtësisë autorët.

“Të jetojë njeriu për të mbushur 18 vjeç. Unë isha 15 vjeç dhe numëroja, ditët, orët, sekondat që të mbushja 18 të hapja procesin”, tha ajo.

Ajo tregoi gjatë një bisede me Albanon se sapo është bërë 18 vjeç ka marrë avokat dhe ka nisur procedurat ligjore.

“Unë që në moshën 18 vjeçe kam marrë avokat penalist, e di pse? Për mamanë time”, tregoi ajo.

E ëma e Elsa Lilës, Eva Vishaj u gjet e vrarë me plumb në kokë në pranverën e vitit 1997, në kthesat e Krrabës.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn