VIDEO/ “Mos më prek më me dorë”, Rama replikon me gazetaren… flet për investimin në ishullin e Sazanit

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sot me gazetaren e politikës, Ambrozia Meta. Teksa kreu i qeverisë shqiptare jepte një deklaratë për mediat, gazetarja e pyeti për investimin në ishullin e Sazanit, nga dhëndri ish-presidentit Donald Trump.

Gazetarja: A do të jetë e njëjta kontratë si me atë të Portit të Durrësit, ku falen tokat, dhe taksat…

Rama: Latinët kanë një shprehje; Padija nuk është argument.

Gazetarja: Ju lutem një shifër sa fitojnë shqiptarët….

Rama: Shqiptarët nga gjithçka ne po bëjmë, po fitojnë këtë proces. Do të fitojnë në këtë proces. Nxitja e këtyre zhvillimeve, realizimi i këtyre zhvillimeve, pasuron shqiptarët, Shqipërinë, rrit ekonominë e saj. Injoranca nuk ka argument.

Gazetarja: A ka bërë shteti shqiptar një studim se sa do të fitojnë shqiptarët?

Rama: Sot ne flasim për një Shqipëri që bëhet konkurruese. Të tjerat janë muhabete kot. Flasim për një aplikim që do ta shqyrtojmë sipas ligjit.

Gazetarja: A po mendoni që t’i falni taksat?

Rama nuk i përgjigjet

Gazetarja: Në portin e Durrësit nuk ka investim, po shiten pallatet në gropë….
Rama: Shko shifi (Tenton ta prekë në fytyrë)
Gazetarja: Jo ju lutem, mos më prekni më!

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn