Në fillim të mbrëmjes kur u pyet nga Ledioni se si është për të që të rikthehet sërish në studio, fituesi i edicionit të dytë të BBV u shpreh:
“Të rikthehesh në studio është qejf sepse isha fitues kur dola këtu. Më ka ndryshuar jeta, e kanë parë të gjithë. Uroj me shpirt që t’ju ndodhë e njëjta gjë edhe atyre që janë brenda dhe këtyre që kanë dalë. Nuk e di kush do e fitojë dhe a do e ketë fatin si unë por jua uroj me shpirt. Cilido ose Cilado.”
Duke qenë se partnerja e tij, Kiara Tito është në pritje të ëmbël dhe së shpejti të dy së bashku do të bëhen prindër, Ledioni e pyeti nëse ata e kanë menduar se si do t’ia vendosin emrin vajzës dhe ai u përgjigj duke thënë:
“Unë i kam thënë Kiarës që sido që t’ia vendosësh emrin ti, unë vetëm në emër nuk do ta thërras kurrë sepse gjithmonë do ta thërras zemra ime, shpirti, princesha e babit. Kështu që e di Kiara.”