Videoskandali i Safet Gjicit / GJKKO dënon me 2 vite ish kryebashkiakun dhe 1 vit Alma K!

Pas më shumë se 6 muaj pasi doli vidoeskandali seksual i kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici me shtetasen Alma K, GjKKO dënon me 2 vite burg Safet Gjicin për shpërdorim detyre dhe me 1 vit burg   40 vjecarja u dënua me 1 vit e cila u denua për prostitucion.

Gjatë senacës në gjyq ish kryebashkiaku ëhstë parë I përlotur ndërsa gjykata vendosi që Safet Gjicit i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh.

Trupi gjykues vendosi të ndryshojë akuzat për dy të pandehurit për të cilët SPAK kishte dërguar dosjen për ‘korrupsion pasiv dhe aktiv’. Kështu Safet Gjici u shpall fajtor për  akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës” ndërsa për Alma K u shpall fajtore për ‘prostitucion’.

Vendimi u shpall mbrëmjen e djeshme (7 shkurt) nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Erjon Bani dhe Flojera Davidhi pasi gati 4 orë të mbledhur në dhomën e këshillimit.

 Safet Gjici u arrestua pas publikimit të një video sexuale ku ishte regjistruar në zyrën e tij ku duke kryer marrëdhënie intime me Akma K. ngjarja ndodhi vetëm pak ditë pasi Gjici kishte fituar mandatine dytë në krye të Bashkisë së Kukës. Në shtator u zhvilluan zgjehdjet e pjesshme locale ku sërish kjo Bashki u fitua nga kandidiati I PS.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn