Qindra mijëra njerëz u mblodhën në fundjavë në sheshin para Parlamentit hungarez në Budapest për të demonstruar kundër kryeministrit Viktor Orbán. Ata valëvitën flamuj hungarez, disa thërrisnin “Orban ik” dhe “Nuk kemi frikë”. Siç raporton Ana Tilak, korrespondente e shërbimit publik gjerman ARD, policia flet për rreth 250 mijë pjesëmarrës.
Njerëzit erdhën gjithashtu për të dëgjuar avokatin Peter Magyar (43), i cili deri vonë ishte anëtar i partisë Fidesz të Orbanit. Por në shkurt, Peter Magyar u bë befas i njohur për publikun e gjerë kur zbuloi detaje të punës së qeverisë.
Ai e quajti Hungarinë e Orbanit një shtet mafioz dhe paraqiti prova për këtë. Prokuroria e Shtetit është duke hetuar disa raste. “Qeveria duhet t’i kthejë pushtetin popullit dhe t’u japë atyre mundësinë për të zgjedhur,” tha ai në një fjalim që zgjati gati një orë.
Peter Magyar i ka inkurajuar njerëzit që t’i bashkohen lëvizjes së tij të re “Ngrihuni, hungarezë!”, e cila synon të bashkojë hungarezët konservatorë dhe liberalë të zhgënjyer me Orbanin dhe një opozitë politike të fragmentuar dhe joefektive.