Vizita e Blinken, Mediu: Kur vendi vizitohet nga një zyrtar i tillë, nuk flitet për palë, flitet për Shqipërinë

Kryetari i PR Fatmir Mediu ka folur në lidhje me vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit në Tiranë.
Në lidhje me faktin që Blinken nuk do të takojë opozitën, Mediu tha se ku një zyrtar i këtij kalibri viziton vendin, nuk flitet më për palë në politikën e brendshme, por për Shqipërinë.

“Axhenda e Blinkeen bëhet nga DASH. Vizitë e rëndësishme. Tregon marrëdhëniet me Shqipërinë. Kur vjen Sekretari i Shtetit nuk flitet më për palë, flitet për Shqipërinë”, tha ai.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn