Një automjet i tipit ‘Volkswagen” në Vlorë është përfshirë nga flakët.
Policia njofton se si pasojë e zjarrit ka pasur vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Sot, në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet “Volksëagen”, në përdorim të shtetasit S. M, ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.















