Seanca e posaçme parlamentare, e cila ishte planifikuar të mbahej sot në orën 18:00, është shtyrë për ditën e nesërme.
Bëhet me dije se në këtë seancë pritet të votohen ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, ndryshime të cilat u bënë të ditura nga kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste.
Kryeministri Edi Rama, pas mbylljes së Kongresit u shfaq në Presidencë për të paraqitur propozimet e tij, të cilat dekretohen nga Kreu i Shtetit, Bajram Begaj.
Kryeministri propozoi që Elisa Spiropali të marrë postin e kryeparlamentares, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës dy ditë më parë.