Ka përfunduar orari zyrtar i votimit në Himarë, ku qytetarët kanë bërë zgjedhjen e tyre për drejtuesin e ri të bashkisë.
Qendrat e votimit janë mbyllur në të gjithë territorin e bashkisë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se nga informacionet paraprake dhe të dhënat e raportuara, nga pjesëmarrja në zgjedhje rezulton 8 mijë e 678 zgjedhës, ose 37.61% e totalit të 23 mijë e 74 zgjedhësve në listë.
Komisionet e QV po përgatiten për të dorëzuar kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore në KZAZ-në nr. 88, për t’i hapur rrugë procesit të numërimit të votave.
Procesi i numërimit të votave do të fillojë kur të mbërrijë në KZAZ edhe kutia e fundit e votimit nga QV me largët.
Procesi i votimit në 36 QV ka vijuar i qetë ndërkohë që zgjedhësit janë identifikuar elektronikisht dhe sistemi PEI ka rezultuar krejt i suksesshëm.
“KQZ e ndoqi në dinamikë ecurinë e procesit, duke ndërhyrë në rastet kur u kërkua asistencë nga ana e Komisionerëve të Qendrave të Votimit”.
Që prej orës 7:00 të mëngjesit qytetarët kanë shprehur pëlqimin e tyre me votë mes dy kandidatëve për postin, Vangjel Tavo i PS-së dhe Petro Gjikuria i PD-së.
Procesi i votimit ishte i qetë, por një nga problemet që u shfaq ishte se rreth 6 mijë zgjedhës rezultonin me karta identiteti të skaduara.
Ndryshe nga zgjedhjet e fundit – kur vlefshmëria e kartave të skaduara u shty në shkallë kombëtare – sot zgjedhësit nuk u lejuan të votojnë.
Qytetarët kishin të drejtë të votonin në 36 qendra votimi për kandidatët e tyre, të cilët nuk kanë jetuar në Himarë.
Gjikuria është një sipërmarrës me origjinë nga Dhërmiu që migroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Tavo është një politikan që ka përfaqësuar në Parlament zonë e Dropullit.
Si erdhëm në zgjedhje
Në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në 2023-shin, kandidati fitues Alfred Beleri u arrestua 48 orë para votimit, duke u bërë kandidati i vetëm në historinë e zgjedhjeve shqiptare që zgjidhet kryetar në burg.
Më 12 maj Beleri përfundoi në pranga pasi u akuzua për korrupsion zgjedhor, duke u faktuar se ai kishte kryer aktin e blerjes së votës.
Teksa Beleri ndodhej në burg, kryetar i bashkisë mbeti ai aktual (humbësi i zgjedhjeve) Jorgo Goro.
Por burgu nuk i ndahet bashkisë së Himarës.
Ishte radha e Jorgo Goros për t’u arrestuar. Ai u prangos më 23 mars të këtij viti – i akuzuar nga vetë Beleri për tjetërsim votash.
Fill pas kësaj, mazhoranca socialiste emëroi dy kryetarë të tjerë të komanduar.
E para ishte Blerina Bala, e cila dha dorëheqjen më 5 qershor, për arsye – sipas saj – personale.
Më pas kryetar i komanduar u vendos Arqile Bollano, i cili aktualisht ndodhet në një proces hetimi për korrupsion nga SPAK.
Ishte dënimi i Fredi Belerit me dy vite burg nga Apeli i GJKKO-së ai i cili i hapi rrugë zgjidhjes së ngërçit në Bashkinë e Himarës.
Kjo pasi u bë e mundur heqja e mandatit si kryebashkiak nga ana e KQZ-së. Beleri aktualisht është deputet në Parlamentin Evropian në emër të partisë “Demokracisë së Re” në Greqi.