Virxhil Vesho është 82-vjeçari i cili ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës nga shoku i tij i dhomës, Zyhdi Shehu, brenda një azili privat në Tiranë.
Raportohet se viktima dhe autori i dyshuar i ngjarjes, vuanin të dy nga sklezora dhe flinin në një dhomë. Shkak për sherrin mes tyre është bërë krevati, pasi 72-vjeçari pretendonte se Virxhil Vesho ia kishte zënë. 78-vjeçari i është drejtuar shokut të dhomës duke i thënë “Pse më ke zënë krevatin?”. Më pas ai e ka goditur disa herë me bastun 82-vjeçarin në disa pjesë të trupit dhe në kokë.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, Virxhil Vesho ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërsa autori i ngjarjes është arrestuar nga policia për veprën penale “Vrasja me dashje”.