Zbardhet motivi i plagosjes në Vaun e Dejës/ Policia arreston të dyshuarin, 36 vjeçarin Edmir Demiraj

Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë në Vaun e Dejës, të ndodhur një ditë më parë, ku një person u plagos me armë zjarri.

Një ditë pas ngjarjes policia njofton se kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e të shtënave, shtetasin Edmir Demiraj.

Nga të dhënat e para, mësohet se shkak është bërë një konflikt për një borxh të pashlyer mes dy të përfshirëve.

“Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. E. D., 36 vjeç, banues në fshatin Dobraç.   Ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit J. M., gjatë konfliktit ndërmjet tyre, për një borxh të pashlyer”, njofton policia.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn