Faton Hajrizi, i dyshuar për vrasjen e policit Nikolla Krsmanoviq dhe plagosjen e kolegut të tij, është vrarë nga policia serbe në afërsi të Loznicës.
Sipas Telegrafi.rs, ai ishte pikasur nga një banor në lokal në kamerën e dyqanit të tij dhe ky person e kishte njoftuar menjëherë policinë. Gjithashtu Hajrizi është parë duke ecur në oborre të shtëpive e në rrugën e Shabacit.
Sipas kësaj medie, policia ndërmori veprimet e nevojshme për të arrestuar ose neutralizuar të dyshuarin.