Partia Socialiste është tashmë në një proces riorganizmi. Në Asamble është miratuar plani i veprimit ku në periudhën 15 shkurt-15 mars do të mbahen zgjedhjet e brendshme për drejtuesit e degëve.
Burime nga PS bëjnë me dije deri më 15 mars do të jenë zgjedhur drejtuesit e degëve, ndërsa më 12 qershor, do të mbahet Kongresi i PS. Kjo datë përkon edhe me 33 vjetorin themelimit të PS.
Në asamblenë e PS u miratua plani i veprimit që nga periudha 15 shkurt deri në 15 mars ku do të zhvillohen zgjedhjet brenda PS për drejtuesit e degëve. Në këtë process pritet të zgjidhen delegatët për kongresin, që do të mbahet më 12 qershor. Kryeministri Rama tërhoqi vëmenndjen në asamble duke u kërkuar të gjithë pjesëmarrësve që të dalin të terren për të siguruar një fitore sic e cilësoi ai, shembullore.















