ZGJEDHJET NË MAQEDONINË E VERIUT/ Igli Hasani: E tashmja është bashkëjetesa mes etnive, feve e kulturave

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në rrjetin social “X” ai ka shkruar se e tashmja ka vetëm një emërues të përbashkët: bashkëjetesën mes etnive, feve e kulturave në harmoni e respekt të ndërsjellë.

Postimi i plotë:
Përshëndes rezultatin historik të shqiptarëve në zgjedhjet e 8 Majit 2024 në Maqedoninë e Veriut. Për të gjithë ne, e tashmja ka vetëm një emërues të përbashkët: bashkëjetesën mes etnive, feve e kulturave në harmoni e respekt të ndërsjellë. E ardhmja lëviz vetëm në një kah: drejt Bashkimit Europian dhe familjes së vendeve demokratike.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn