Zhvillohet parada ushtarake në Kinë por e gjithë vëmendja shkon tek dalja në publik e vajzës adoleshente të Kim Yong Un. A mos do të jetë pasardhësja e të atit?

Pak orë më parë u zhvillua parada madhështore ushtarake, në Pekin nën syrin vigjilent të Xi Jinping, i cili bëri homazhe për ata që luftuan në Luftën e Dytë Botërore.

Presidentit kinez iu bashkuan udhëheqës të tjerë të mëdhenj, si Vladimir Putin dhe Kim Jong Un.

Por ajo që binte në sy ishte prania e një vajze adoleshente në krah të liderit të Koresë së Veriut, gjë që ngriti shumë pikëpyetje rreth identitetit të saj. Por kjo është vajza e Kim-it, Kim Ju-e.

Më konkretisht, sipas Agence France-Presse, megjithëse dihet pak për të, ajo mund të jetë udhëheqësja e ardhshme e Koresë së Veriut. 

Ju E u pa për herë të parë në publik në vitin 2022, duke shoqëruar të atin në një lëshim rakete.

Megjithatë, ish-ylli i NBA-së dhe miku i udhëheqësit të Koresë së Veriut,  Dennis Rodman, ishte ai që zbuloi se Kim Jong Un ka një vajzë. 

Thuhet se Kim e prezantoi atë me gruan dhe një fëmijë, duke i thënë “kjo është vajza ime”, gjatë vizitës së Rodman në Phenian në vitin 2013.

Mediat e Koresë së Veriut nuk e kanë zbuluar kurrë emrin e saj, por e kanë përshkruar si një ” fëmijë të dashur ” dhe ” të nderuar “.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn