“Flakët nuk i ndahen Lezhës”. Gjatë natës tjetër vatër zjarri në fshatin Tresh

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Tresh të Lezhës.

Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se fatmirësisht zjarri është kapur në kohë nga zjarrfikësit dhe banorët e zonës, duke mos e lejuar të marrë përmasa të mëdha, dhe duke neutralizuar flakët. 

Si pasojë e flakëve nuk raportohen lëndime në njerëz. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, flakët të favorizuara edhe nga era kanë dalë jashtë kontrollit dhe kanë përfshirë disa banesa, duke shkaktuar dëme mjaft të konsiderueshme.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn