QUO VADIS SPAK? NGA LUÇIANO BOÇI

SPAK alias Prokuroria politike e posaçme, po ecën në gjurmët e prokurorisë popullore.
Gjuetia e shtrigave është hapur dhe duket që s’ka të ndalur. Armiqtë e pushtetit të ri popullor (rilindas) janë kundërshtarët politikë dhe antikomunistët organikë si ish pronarët apo të persekutuarit e rinj.
Asgjë e rastit ,veçse një përsëritje historie dhe histerie.
Hoxha në fillimet e veta të instalimit të pushtetit vendosi në krye të prokurorisë speciale ushtarakë të indoktrinuar si Bedri Spahiu, te cilët më pas i zevëndësoi me njërëz pa skrupuj që vinin nga rradhët e të trajnuarve nga sigurimi i shtetit ne Bashkimin e largët sovjetik si Arianit Çela.
Verbëria e pashpirtësia e tyre është emblematike.
Pas kësaj prokuroria ishte thjesht zyra ekzekutive e Sigurimit, ndërsa Gjykata një zbatuese e verbër e urdhërave të prokurorëve.
Njerëzit që duhej të eleminoheshin përzgjidheshin me kujdes. Ndaj tyre ndërtohej opinioni si armiq dhe pas kësaj arrestoheshin.
Këtu merrte fund gjithcka. Prokuroria avanconte me qëllimin e fiksuar në kokë e sajonte fakte, gjoja prova e dëshmi dhe pritej thjesht forma e dënimit.
Mbështetja popullore me pretencat që jepeshin me altoparlante (sot të zevëndësuara nga mediat lëpirse) ishte impresioniese, me brohoritje e duartrokitje.
Kështu Hoxha në pak vite shkoi në plumb, burg e litar me mbështetje ndërkombëtare opozitën politike të kohës.
U deshën shumë vite që të riktheheshim përsëri në të njëjtën pikë.
Si mallkim!
Përsëri po në emër të drejtësisë popullore e luftës kundër armikut të sistemit.
E nga drejtësia me korrupsion kaluam në drejtësinë me kriminalizim.
E majta ekstreme e instaluar me ndihmën e aleatëve të rinj jo historikë të saj, synoi që në fillim të krijonte drejtësinë politike si armën kryesore të mbajtjes së pushtetit.
Falë “sëmundjes” e “dobësisë”
për demokraci të së djathtës dhe trysnisë së ambasadave, e majta nisi revanshin e saj institucional duke pushtuar drejtësinë me pjellat e saj duke e shitur si reformë.
Krijimi i SPAK dhe e BKH me para amerikane dhe me burime njerëzore me bindje politike majtiste ekstreme, shënoi fillimin e realizimit të qëllimit të artikuluar e kërkuar nga hierarkët majtistë vite rresht: Eleminimin e Berishës dhe opozitës.
Pasi kaloi fazën e krijimit dhe pasjes së mbështetjes në opinionin sikurse parardhësja e saj dikur, ato nisën gjuetinë e shtrigave me dëshirën e qëllimin për revansh.
Bijtë e bllokut e sigurimsat e vjetër të sistemit të ri, nuk ia kishin falë asnjëherë Berishës e familjes së tij shfronëzimin me turp që ai i bëri në 90-tën e 92-shin.
Nga 5 vite jetë SPAK 4 vite ia ka dedikuar hetimit dhe arrestimit të Berishës. Dhe vitin që tepron nuk e ka pushim. Është marrë me drejtuesit e opozitës Mehdiun e Metën.
Njëherazi ka vazhduar të amnistojë korrupsionistët e PS me Ramë e Veliaj.
Gjatë gjithë kësaj kohe SPAK e GJKKO janë ndeshur me PD e opozitën në dy forma.
Në formën e parë-duke zhvlerësuar akuzat me fakte e prova të PD për korrupsion galopant të Ramës&co.
Në formën e dytë-duke sulmuar Berishën dhe të tjerë brenda PD e opozitës.
Në të dyja format për t’i shërbyer politikisht pushtetit.
E shfaqur hapur tashmë si pjesë e organizatës kriminalo-politike të rilindjes, SPAK nuk ka as turp dhe as skrupuj.
Aranit Çelat e tij hartojnë një akuzë “të çmendur” ndaj Berishës me qëllimin e vetëm për ta mbajtur larg fushatës politike e për ta eleminuar atë politikisht.
Ndryshimet ligjore të paralajmëruara në programe politike nuk janë krime por vizione politike.
SPAK falë verbërisë politike i lexon vendimet kolegjiale politike si vepra penale dhe firmës së Ramës për ndryshimin e destinacionit të pronës “pa dashje me qëllim” i vendos emrin e Berishës.
Këto halucinacione ligjore nuk janë të rastit. Janë pasojë e bindjes së shërbëtorit ndaj padronit politik.
SPAK e GJKKO kanë mbyllur sytë e po vrapojnë pa arsyen në kokë e pa ligjin para sysh, drejt humnerës politike e juridike, duke sakrifikuar njëherë e përgjithmonë DREJTËSINË.
Nëse aty ka ende njerëz me integritet njerëzor dhe juridik duhet vetëm të shtrojnë pyetjen:
Ku po shkon ky SPAK?!

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn