Gjykata refuzoi kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, i cili përmes avokatit kërkoi ndryshim të masës së sigurimit personal.
“Për ne do të ishte i arsyeshëm detyrim paraqitje dhe ndalim daljes jashtë shteti, ose garanci pasurore. Edhe arresti në shtëpi do të ishte i mjaftueshëm”, deklaroi mbrojtja ligjore e Metës, Kujtim Cakrani.















