Drejtuesi i MCN TV Endri Meksi paraqitet në SPAK, ende nuk dihet arsyea e thirrjes

Biznesmeni Endri Meksi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK. Sipas pamjeve të publikuara, Meksi, i cili është gjithashtu pronar i televizionit MCN TV, është futur i vetëm në godinën e Prokurorisë së Posaçme.

Endri Meksi ka qenë më herët në qendër të vëmendjes publike pasi ka deklaruar se ka marrë kërcënime me jetë dhe se ndihet i rrezikuar, duke shtuar se për këtë çështje ka bërë edhe denoncim në polici.

Megjithatë, ende nuk ka informacion zyrtar se për çfarë arsye është thirrur sot në SPAK, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi hetimin apo procedurën në fjalë.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn