Ndonëse prej një viti janë “bashkuar” demokratët me Sali Berishën, sidomos grupi parlamentar i drejtuar nga Gazment Bardhi, me sa duket Kryedemokrati nuk i harron ata që nuk iu bashkuan në betejën e tij që në krye të herës, në maj të 2021.
Me heqjen e masës së arrestit shtëpiak, Sali Berisha e ka shfrytëzuar cdo ditë shumë intensive në mbledhje të vazhdueshme me strukturat e PD për përgatitjet pér zgjedhjet e majit 2025.
Berisha që dallon për energjinë e tij, e sidomos tashmë pas një viti izolim në shtëpi, është shumë aktiv dhe mësohet se po kërkon angazhim maksimal të të gjithëve për fushatën e zgjedhjeve të majit.
Në këto takime kryediskutim mbeten zgjedhjet por Sali Berisha përmes lëvizjeve të tij po tregon se kujt i beson më shumë apo kujt ja tërheq “veshin”.
Kjo u pa qartë sot teksa kishte mbledhur drejtuesit politik të qarqeve , ku numri dy i PD, kryetari i grupit parlamentat Gazment Bardhi u pa i pozicionuar në fund të sallës.
Berisha i ka besuar Bardhit drejtimin e Qarkut te Fierit përballë Belinda Ballukut të PS, duke e sprovuar me drejtimin e njërit prej qarqeve më të vështira pasi Fieri mbetet një bastion i së majtës.
Me sa duket lideri demokrat nuk i harron deklaratat e forta të Gazment Bardhit kur ky i fundit u pozicionua në krah të Bashës e kundër Berishës duke e quajtur “babi i Xenit”. Edhe nëpër studio televizive është diskutuar nga gazetarët një taktikë e tillë, që mund të ndjekë Berisha për largimet apo përjashtimet apo edhe kur do të shfaqë pakënaqësi ndaj figurave që kanë guxuar ti dalin kundër në PD.
Ndoshta ulja e Gazment Bardhit në atë karrige është krejt rastësi, por lideri demokrat vështirë tja lërë rastësisë qoftë edhe në ndonjë dalje të tij me ekipin e afërt në publik .