Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Paraqitja e saj është bërë pas një kërkese të mëparshme nga organi hetues. Burime bëjnë me dije se vizita e ministres lidhet me hetimet që po zhvillohen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas të njëjtave burime, Kumbaro pritet të pyetet në lidhje me çështjen “Harabeli”, për të cilën nën hetim është edhe Ajola Xoxa.















