Është prezantuar në Torino të Italisë makina e parë e prodhuar nga një shqiptar. Bëhet fjalë për veturën e quajtur “Illyrian TSX”, e realizuar nga Qëndrim Thaçi, nga Drenasi i Kosovës. “Supermakina” është krijuar me pritshmërinë që të jetë rivalja e markave luksoze italiane si Lamborghinit apo Ferrari, ndërsa automjeti është shfaqur për herë të parë në ekspozitën torineze “TREDITECH” në Itali.
Thaçi është themelues i “Arrera Automobil”, është gati që ta promovojë projektin madhor në mbarë globin, ndërsa “Illyrian Pure Sport” do të jetë automobili i parë me standarde ndërkombëtare që do të prodhohet në Shqipëri. Sa i takon detajeve, “Illyrian Pure Sport” ka një motor 6.2 litërsh LT2 V8 me 840 kuaj/fuqi, teksa shpejtësia maksimale pritet të arrijë në 375 kilometra në orë. Cmimi i saj do të fillojë nga 1.2 milionë euro deri në 1.7 milionë euro, në bazë të specifikave. Kjo veturë ngjan me “Porsche 9RE” në pamje, por ka pjesë edhe nga marka italiane të ndryshme.