Shokon Shpat Kasapi: isha xheloz, kam dhunuar ish-të dashurën

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi, i ftuar në “E Diell”, ka shokuar me deklaratën e dhënë, ku pranon se ka dhunuar ish-të dashurën. Për rubrikën “Mos i bjer me Top” të Ronaldo Sharkës, ai është shprehur se u kthye në një person të dhunshëm gjatë moshës 25 -26 vjeçare, për shkak të xhelozisë së tepërt.

Po ashtu, këngëtari ka folur edhe për një periudhë të errët në jetën e tij, ku puna e tepërt e bëri të kalonte në mbingarkesë dhe gjithçka bënte ishte të mbyllej në shtëpi, të rrinte vetëm dhe kishte mendime të këqija.

Ronaldo: Shpat Kasapi tregon pse rrahu ish-të dashurën.

Shpati: Ka qenë një moment i caktuar kur kam qenë i ri. Ka qenë e vërtetë diçka, xhelozia e tepërt bën të vetën.

Ronaldo: Ka qenë një titull fake?

Shpati: Jo, ka qenë e vërtetë ajo.

Ronaldo: Sa vjeç ke qenë?

Shpati: I ri shumë, 25-26-vjeç.

Ronaldo: Një deklaratë e jotja që ka bërë bujë lidhet me një periudhë të errët të jetës tënde ku zgjidhjen e kishe gjetur te besimi në Zot apo Hoxha.

Shpati: Jo ka qenë edhe më herët. Ka qenë një periudhë që unë kam pasur shumë ankthe. Kam pasur shumë koncerte dhe shumë fansa dhe kalova një mbingarkesë. Energjinë e tepërt që merrja nga njerëzit nuk dija ta menaxhoja. Mbyllesha në shtëpi, rrija vetëm, kisha mendime të këqija. Bëhet fjalë për para 20 viteve.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn