Denoncimi/ Policia e Kukësit dhunon artistët nga Kosova

Ekipi i artistëve po kthehej pas një shfaqje në Firenze

Regjisori nga Kosova Jeton Neziraj bën me dije se ekipi i shfaqjes së tij është dhunuar nga policia shqiptare. Përmes një postimi në facebook ai sqaron ngjarjen e ndodhur dhe akuzon policinë shqiptare se për 10 orë janë mbajtur nën prresion e madje ndaj tyre është ushtruar  dhunë fizike e psikologjike.

Më poshtë reagimi i plotë.

REAGIMI

Mbrëmë vonë u kthyem nga Firenze, ku e kishim luajtur shfaqjen tonë “The Handke Project”. Përgjatë rrugës për në Kosovë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza”, një pjesë e ekipit të shfaqjes jemi ndaluar në Kukës, ku jemi mbajtur me dhunë e terrorizuar nga policia e shtetit shqiptar.

U mbajtëm për mbi 10 orë, fillimisht në oborrin e stacionit policor në Kukës, e më pastaj në Drejtorinë Vendore të Policisë në Tiranë. Përfundimisht, u lamë të lirë mëngjesin e sotshëm, pasi u sqarua se ishim arrestuar e mbajtur gabimisht.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn