Shqiptarët sonte  me sytë nga Sanremo, Ermal Meta ngjitet në skenë  në natën e 4-t të festivalit

Në natën e 4 te festivalit të Sanremo do të ngjitet në skenë këngëtar shqiptar Ermal Meta.

Këtë mbrëmje  në skenë debutojnë duetet, nën ritmin e hiteve të së shkuarës.

Një prej dueteve që priten sonte, mes emrave të mëdhenj të muzikës italiane, është edhe Ermal Meta me këngëtarin Manini.

Kënga titullohet “Nuk më keni bërë asgjë” dhe vjen mes 30 debutimesh të tjera nga Mango, Cocciante, Tiziano Ferro e shumë të tjerë.

Këtë vit artistët konkurrues mundën të zgjidhnin çdo këngë, italiane apo ndërkombëtare, nga çdo periudhë dhe nga çdo artist, të shoqëruar nga një ose më shumë të ftuar.

Shfaqjet e mbrëmjes së katërt janë pjesë përbërëse e konkursit dhe do të votohen nga publiku përmes televotimit dhe nga juria.

Në fund të mbrëmjes do të hartohet një renditje e re dhe do të shpallen pesë vendet e para. Më pas do të shpallet fituesi i mbrëmjes.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn