Ekipi Kombëtar U-19 zhvilloi për herë të parë një grumbullim tre ditor me trajnerin e ri Bledi Shkëmbi. 20 lojtarët e përzgjedhur ishin nga klubet e kampionatit shqiptar dhe vetëm dy prej tyre vinin nga kampionati i futbollit në Kosovë.
Gjatë këtij grumbullimi në kompleksin Tropikal, trajneri Bledi Shkëmbi pati mundësinë të vëzhgonte nga afër gjendjen e futbollistëve të grumbulluar, teksa u zhvillua edhe një ndeshje miqësore me Teutën U-19.
Në një prononcim për fshf.org trajneri Bledi Shkëmbi, fillimisht tregoi ndjesitë e tij në këtë grumbullim të parë me Kombëtaren U-19.
“Ndjesi të mira, patjetër pak emocion. Ishte hera e parë që u prezantova me lojtarët. Dua të theksoj që ishin futbollistë të kampionatit shqiptar. Mendoj që si hera e parë shkoi mirë, duke u stërvitur por edhe në një ndeshje miqësore që luajtëm me ekipin e Teutës U-19”- tha fillimisht trajneri i Kombëtares U-19.