Hot Right Now”, kjo është kënga me anë të cilës, këngëtarja shqiptare Rita Ora ka arritur të bëhet një emër i madh në skenën botërore të muzikës. Ora e ka festuar në mënyrë të vecantë 12-vjetorin e lancimit të parë të hitit të saj
Kënga, e cila u realizua në bashkëpunim me DJ Fresh në vitin 2012, ka qenë pika e nisjes që e çoi Ritën në majat e sukseseve dhe lista të ndryshme muzikore, përfshirë vendin e parë në klasifikimet e Mbretërisë së Bashkuar.
Me një ndjenjë emocioni dhe mirënjohjeje, Rita ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale një mesazh prekës në InstaStory, “!2 vite! Po qaj! Një dekadë që kur kjo doli dhe ju ende më mbështesni. Jam shumë me fat të kem fansa si ju. Jua dua, faleminderit për gjithçka”.
![](https://paprotokoll.com/wp-content/uploads/2024/02/rita-story-1024x1024.jpg)