Po bën  namin në instagram, Kim Kardashian me të brendshme e çizme / fotot

 

Kim Kardashian ka postuar në profilin e saj në Instagram me 364 milionë ndjekës, foto duke pozuar me një fund mini, të cilin e ka shoqëruar me bluzë bikini dhe çizme të zeza.

Komentet e urrejtjes vërshyen dhe këtë herë, personazhi televiziv nuk u vu në shënjestër vetëm për filtrat që përdor apo “shpërfytyrimin” e saj nga operacionet plastike.

Shumë kanë komentuar se fytyra e saj duket e plakur dhe duket sikur është 50 vjeç. Të tjerë i shkruanin se rrobat që ajo vesh janë për një vajzë adoleshente dhe jo për një grua 43-vjeçare si ajo.

Pak orë pas publikimit, Kim Kardashian ka çaktivizuar mundësinë e ndjekësve të saj për të komentuar fotot.

 

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn