E PAPRECEDENTË/ Hyri mbrëmë në BBV3, arrestohet brenda shtëpisë Liam Osmani/ Akuzohet për mashtrim/ Ja cfarë i tha policisë gjatë arrestimit

Konkurrenti i cili u bë pjesë e BBV3 natën e djeshme, është arrestuar sot nga policia. 44-vjeçari, Liam Osmani (Mandiaro) akuzohet për mashtrim.

Ai  u arrestua brenda shtëpisë së ‘BBV3’,ndërsa ka hyrë në Shqipëri para 10 ditësh nga Rinasi.

Para hetuesve, pas ekzekutimit të urdhër ndalimit, Liam Osmani ka pretenduar se ka qenë në dijeni të një denoncimi në emër të tij për mashtrim, por jo se ishte dënuar.

Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

Policia me anë të një njoftimi zyrtar, sqaron se Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother Albania Vip 3.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës  Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn