A e kishit menduar qe Sali Berisha e ka prezantuar tashme  qeverine “hije” te tij per 2025 ? Me 20 shkurt e ka dhene sinjalin  e pare/  Ja per cilet emra behet fjale..

Protesta e 20 shkurtit ishte nje organizim i  Rithemelimit bashke  me grupin parlamentar te drejtuar nga Gazment Bardhi. Per kete orgazim proteste  duhet thene qe ne shesh u mblodhen mijera qytetare, kryesisht simpatizante te opozites.

 Ajo cfare nuk eshte diskutuar e as komentuar ishte ne fakt formacioni politik, permes te cilit Sali Berisha ndonese ne izolim per shkak se vijon te jete nen masen e sigurise “ arrest shtepie”,  shkoi tek qytetaret permes thirrjes per tju bashkuar protestes.

Ne nje video mesazh ishin perzgjedhur disa nga emrat qe Sali Berisha duket se i propozon si kabinetin qeveritar ne hije dhe qe me shume gjase do te shkoje  me keta emra si drejtues politik, e potenccialisht “ministra” nese e djathta fiton zgjedhjet.

Ne videon e shperndare duket sikur jane percaktuar edhe postet.

Video ka kete renditje te personazheve

KABINETI NE HIJE I SALI BERISHES POST 2025

Floriana Garo – Zedhenese e Qeverise

Gazment Bardhi – Kryeminister

Belind Kellici- Ekonomia  

Ina zhupa – Antikorrupioni

Albana Vokshi- Arsimi

Qani Xhafa- Bujqesia

Zheni Gjergji – Shendetesia

Ervin Salianji- Rendi

Dhurata Cupi – Ceshtjet sociale

Oerd Bylykbashi – Pushteti Vendor

Besart Xhaferri- Rinia

Neada Stana – Integrimi

 Ende nuk dihet nese ky eshte nje vendim apo nje testim i Sali Berishes per keto figura per besueshmerine e tyre ne publik. Ndekohe nga ana tjeter e demokrateve tek linja zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha, sipas burimeve zyrtare, pritet qe brenda muajit mars te publikohet lista e kandidateve te PD ne cdo qark. Kjo liste pritet te zbardhet ne ditet ne vijim nga www.paprotokoll.com. Interesant mbetet fakti nese per zgjedhjet e 2025 Sali Berisha e Lulzim Basha do te mund te shkojne bashke ne nje koalicion kunder Edi Rames? Kjo   mbetet per tu pare ne zhvillimet e pritshme politike.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn