Armina Mevlani ka qenë e ftuara e modeles së njohur, Heidi Lushtaku. Kjo e fundit është shtatzënë dhe po pret fëmijën e dytë me futbollistin, Merih Demiral.
Në një moment Heidi dhe Armina, kanë pozuar të dyja me “barkun e rrumbullakosur”. Kjo ka bërë ndjekësit të mendojnë se Armina është në pritje të ëmbël.
![](https://paprotokoll.com/wp-content/uploads/2024/03/arminaaaaa-1024x1024.png)
Por ka qenë vetë blogerja që ka sqaruar se fotoja është bërë vetëm me nota humori dhe asgjë më shumë.
“Njëra nga ne është thjesht e fryrë”, ka shkruar ajo krah fotos.