Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është një nga politikanet që ka qenë në qendër të vëmendjes për ndryshimet në pamjen dhe look-un e saj.
Ndonëse Kryemadhi nuk e ka pranuar asnjëherë që ka kryer ndërhyrje estetike apo kirurgjikale, mjekja estetiste, Elda Xhafa, e ftuar në “7pa5” në Vizion Plus, tha se rasti i Kryemadhit është një nga rastet më të dukshme.
“Monika Kryemadhi ka ndryshime rrënjësore. Qoftë ndërhyre kirurgjikale, ndërhyrje estetike të të gjitha formave. Nga një vetull e rënë ka një kënd shumë të bukur të vetullave. Pjesa e gushës së dyfishtë.
Nëse bie në peshë është e vërtetë që bie dhe ajo pjesa e depozitimit të masës dhjamore që ndodhet në pjesën e nëngushës, por aty bëhet një lloj rënie, varie dhe duhet të bëhet një lloj tendosjeje. Hunda, buzët gjithashtu. Është një ndër rastet më të dukshme. E respektoj pjesën që nuk do të shfaqet dhe të pranojë që ka bërë ndërhyrje. Por në momentin kur ti e pyet dhe thotë “jam si më ka bërë nëna”. Nëna dhe dora e mjekut estetist janë shumë të ndryshme.”, tha Xhafa.
















