Autostrada Thumanë-Kashar i izolon, banorët e Krujës hidhen në protestë: Falimenton 1000 biznese

Banorët e rrethit të Krujës dhe biznese që preken nga ndërtimi i autostradës Thumanë-Kashar, kanë protestuar sërish këtë të diel, duke mbajtur të bllokuar për disa orë aksin Fushë Krujë- Thumanë.

Banorët pretendojnë se nuk kanë asnjë akses në autostradën e re dhe me hyrjen në funksion të saj, izolohen banorët e rrethit të Krujës dhe falimentojnë rreth 1000 biznese që ushtrojnë aktivitetin në këtë aks. Protestës iu bashkuan edhe deputetet e opozitës Merita Bakiu dhe Andia Ulliri.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn