Performanca e Karim Benzemasë në 2024-n ka qenë e dobët. Së pari, për shkak të nisjes me vonesë të stërvitjes së tij si pasojë e një debati të fortë me trajnerin Galardo, dhe tani, për shkak të lëndimeve.
Dukej se do të rikthehej dhe në fakt u rikthye më 18 shkurt, por tri ndeshje më pas lojtari u rikthye në rrugën e mungesës. Tashmë as trajneri argjentinas nuk guxon të tregojë se kur do të kthehet, pavarësisht se gazetat saudite javën e kaluar thanë se lojtari tashmë ishte shëruar.
Të mërkurën e kaluar ai u rikthye në stërvitje, por Galardo heshti të gjitha llojet e thashethemeve në konferencën për shtyp pas humbjes së Al Ittihad në Ligën e Kampionëve të Azisë kundër Al Hilal disa ditë më parë. “Marrëdhënia mes Benzemas dhe meje është normale. Ai është profesionist dhe ne jemi profesionistë, ai është trajnuar me ne dhe ne presim që ai të jetë gati. Karim është një lojtar i rëndësishëm për sa kohë që është plotësisht i përgatitur”.
Benzema u shfaq sërish, por jo në fushë si të gjithë shokët e tij, por me rroba rruge, për të uruar të gjithë tifozët e Al Ittihad për fillimin e Ramazanit. Ai u kap edhe nga kamerat në Çmimin e Madh të Formula 1 të mbajtur këtë fundjavë në Arabinë Saudite. Kjo ka ngjallur polemika te tifozët e klubit të Jeddah, të cilët më së shumti e kanë akuzuar ish-lojtarin e Real Madridit se është shfaqur në rrjetet sociale, në vend që të jetë në fushë.