Aktori i famshëm John Cena tronditi të pranishmit dhe miliona shikues që e ndoqën drejtpërdrejt ceremoninë e “Oscars 2024” të dielën.
Ai u shfaq në skenë “lakuriq” gjatë transmetimit televiziv për të prezantuar çmimin për kostumin më të mirë.
Megjithatë, fotot e publikuara nga prapaskenat tregojnë se ai kishte veshur të brendshme speciale dhe nuk ishte totalisht i zhveshur.
Në fund Cena u bind dhe u afrua te mikrofoni. Pasi u luajt videoja e nominimeve për fituesin e mundshëm Poor Things , Cena-s iu dha një perde nga kostumografët e produksionit.