Klubi anglez synon sulmuesin tjetër shqiptar, nuk moren dot Mucin : Kaloi tek turqit e Beshiktashit

Aston Villa ishte shumë pranë transferimit të Ernest Muçit në merkaton e janarit nga radhët e Legias së Varshavës, por duket se turqit e Beshiktashit ua prishën planet duke “rrëmbyer” talentin shqiptar.

Ndërkohë së fundmi raportohet nga mediat rumune se anglezët kanë shfaqur interes për një tjetër futbollist shqiptar, bëhet fjalë për  Albion Rrahmani i cili po shkëlqen këtë sezon me 13 golat e shënuar me fanellën e Rapidit të Bukureshtit.

I ashtëquajturi “Levandovski i Malishevës”, Rrahmani verën e 2023 la kampionët e Kosovës, Ballkanin dhe për 600 mijë euro u bashkua me Rapidin.

“Interesim i madh për Rrahmanin nga Aston Villa. Sipas burimeve tona, Aston Villa është interesuar për Rrahmanin”, shkruan media rumune, Fanatik.ro.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn