Janë kompletuar tetë ekipet çerekfinaliste që do të ndeshen mes vete në Ligën e Evropës me shortin që do të vendoset nesër (e premte).
Liverpool dhe AC Milan treguan edhe një herë klasin e tyre, duke kaluar tutje pa shumë probleme ndaj çekëve të Slava dhe Sparta Pragë.
Shumë punë për të kaluar tutje iu desh West Hamit, Benficës dhe Bayer Leverkusenit, që luftuan shumë për të kaluar tutje.
Tutje kaluan edhe Roma dhe Atalanta, duke kompletuar tre ekipe italiane.
Të premten më 15 mars në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti i çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finaleve të Ligës së Evropës.
A mund të përballen skuadra nga i njëjti vend në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale të Ligës së Evropës?
Po, nga tani shorti është i hapur. Nuk ka asnjë mbrojtje për vendet, kështu që klubet mund të përballen me klube nga e njëjta shoqatë kombëtare dhe skuadra me të cilat ishin përballur më parë në fazën e grupeve.
Si funksionon shorti i çerekfinaleve të Ligës së Evropës?
Tetë topa që përmbajnë emrat e çerekfinalistëve vendosen në një tas të madh qendror dhe përzihen. Skuadra e parë e dal nga shorti luan ndeshjen e parë në shtëpi, kundër skuadrës së dytë. Procedura përsëritet me topat e mbetur në tas për të përfunduar çiftet çerekfinale.
Si funksionon shorti i gjysmëfinaleve?
Për shortin gjysmëfinal, katër topa që përmbajnë copëza letre të shënuara “Fituesit e çerekfinales 1” deri te “Fituesit e çerekfinales 4” vendosen në një tas të madh qendror dhe përzihen.
Topi i parë dhe i dytë i tërhequr përcaktojnë çiftin e parë gjysmëfinal, topi i parë i tërhequr përfaqëson ekipin vendas për ndeshjen e parë.
Procedura përsëritet me topat e mbetur në tas për të përfunduar çiftet gjysmëfinale.
Pse hidhet shorti për finalen?
Për arsye administrative, hidhet shorti i tretë për të përcaktuar ekipin ‘vendas’ në finale.
A janë çerekfinalet dhe gjysmëfinalet e Ligës së Evropës me nga dy ndeshje?
Po ndeshjet do të luhen me sistemin vajtje-ardhje. Nëse pas 180 minutave do të kemi barazim, shkojë në kohën shtesë, pavarësisht nga numri i golave që çdo ekip ka shënuar në shtëpi apo jashtë.
Nëse njëra nga skuadrat nuk fiton pas 30 minutave shtesë, ndeshja shkon në penallti.
Kur luhen çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja?
Ndeshjet e para çerekfinale: 11 prill
Ndeshjet e dyta çerekfinale: 18 prill
Ndeshjet e para gjysmëfinale: 2 maj
Ndeshjet e dyta gjysmëfinale: 9 maj