Princesha e Uellsit Kate Middleton ka qenë njëndër personazhet mëtë komentuar kohëve të fundit, pasi u njoftua se i ishte nënshtruar një operacioni abdominal në janar të këtij viti.
Që atëhere dhe pas 25 dhjetorit, kur mori pjesë me familjen e tij në meshën e Krishtlindjeve princesha ka zgjedhur të mos ketë dalje publike deri në momentin e fotos në ditën e gruas që shkaktoi shumë bujë për shkak të rregullimit me phtoshop që princesha kishe bërë ku mëpas kërkoi edhe faljhe publike.
Një nga thashethemet që kanë qarkulluar së fundmi për Kate Middleton është për unazën e fejesës prej guri safir që Princi William i dha kur i propozoi.
Unaza që zbukuronte gishtin e nënës së Wililam-it, Dianës. Sipas asaj që thuhet si në rrjetet sociale ashtu edhe mediat online, çfarëdo që ka ndodhur me Kate ka ndodhur për shkak të kësaj unaze. Sipas bindjeve të atyre që kanë bërë këtë koment, ajo unazë është e mallkuar. Këto komente dolën pas thashethemeve se William po tradhtonte Kate me gruan e mikut të tyre të familjes.
Sipas zërave të ndryshëm, Kate nuk e duroi dot më mashtrimin dhe pësoi një lloj çrregullimi mendor. Kjo është arsyeja pse ai po trajtohet dhe nuk dëshiron të shfaqet në publik.
Madje shumë njerëz mendojnë se Princi William duhet t’i kishte dhuruar Kate një unazë ndryshe dhe të re në vend të kësaj unaze prej guri safir kur ai i propozoi asaj. Sipas disave, Kate nuk duhet ta kishte pranuar kurrë atë unazë.
Duke marrë parasysh jetën e ish-bashkëshortes së mbretit Charles, Diana, këto pretendime “mallkimi” në fakt nuk tingëllojnë aq irracionale. Sidomos për ata që besojnë se disa sende mbartin energjitë e atyre që i kanë përdorur në të kaluarën.