Publiku mbrëmë gjatë spektaklit të “Big Brother VIP3” pati mundësinë që të votonte për liderin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ishte Heidi Baci ajo që u përzgjodh si lidere, e cila gjithashtu kishte edhe një detyrë mjaft të rëndësishme.
Ajo kishte të drejtë që të çonte në nominim 3 banorë dhe zgjodhi Françeska Muratin, Vesa Smolicën dhe Roza Latin, të cilat i janë kundërvënë së fundmi. Në nomimin është gjithashtu edhe Ledjona Xheladinaj pasi u dënua nga Vëllai i Madh pas gjestit që bëri ndaj Romeo Veshajt, duke i hedhur vezë në kokë.
Ndërkohë pas përfundimit të spektaklit në shtëpi kanë nisur menjëherë debatet në lidhje me nominimin e Heidit. Duket se banorët kanë nisur që t’i kërkojnë llogari.
Madje Vesa i tha se me përzgjedhjen e saj po e shtyn të mendojë se është xheloze për Romeon.
Pjesë nga debati:
Heidi: Nuk do të të jap llogari unë
Juli: S’mund të dalë kjo para asaj
Vesa: Je duke shti me menu se u kon një koment aty se di kush e ka bërë, ti ke bërë në lidhje me Romeon dhe Heidin dhe e ke pranu vetë, po dyshoj shumë se ke xhelozi. Kë do me nxjerrë? Je xheloze por e shpreh në mënyra të ulëta.