Zonja e parë e Brazilit theu një shishe shampanjë në harkun e nëndetëses “Tonelero” dhe kështu nisi një “romancë” e papritur, siç u komentua me humor në rrjetet sociale, mes presidentëve Lula dhe Macron.
Përgjatë vizitës së tij treditore në Brazil, 46-vjeçari Emmanuel Macron u fotografua në disa raste duke ndarë përqafime të ngrohta dhe buzëqeshje të mëdha me 78-vjeçarin Lula.
![](https://paprotokoll.com/wp-content/uploads/2024/03/macron-lula.jpg)
“Macron joshi Lulën me nëndetëse”, shkruante titulli i Politico, ndërsa përdoruesit e rrjetit u treguan më të guximshëm në komentet e tyre, me meme dhe photoshop.
“Ata po martohen në Amazon dhe do të kalojnë muajin e mjaltit në Paris”, shkruajti dikush në X, të tjerë bënin shaka me fotot e të dyve në vizitën e tyre në Amazon që dukeshin si një “provë dasme”, duke shtuar shumë tjerë se fotot e lumtura mund t’i përkisnin fare mirë një albumi dasme.
![](https://paprotokoll.com/wp-content/uploads/2024/03/MACRON-ME-ZEMRA.jpg)
“Macron me gruan e tij/Macron me Lulën” komenton një përdorues në X, duke shfaqur presidentin francez të ngrysur në foton e parë dhe shumë të entuziasmuar në foton e dytë.
![](https://paprotokoll.com/wp-content/uploads/2024/03/macro-brigite-1024x1024.jpg)
“Lajmi i fundit: Presidenti Emmanuel Macron ka hequr dorë nga Brigitte dhe do të martohet sot me Presidentin e Brazilit Lula”, thuhet në një tjetër postim.
Në njërën prej fotove ku të dy liderët shfaqen me duart e ngritura poshtë një peme të madhe, disa persona përmes photoshopit kanë shtuar tollumbace të kuqe në formën e një… zemre