Fjoralba Ponari shpërthen në lot! Moderatorja ndërpret emisionin

Gjatë emisionit të ditës së djeshme në “Ferma VIP” ka Albano Bogdo, një prej konkurrentëve të formatit ka rrëfyer një histori prekse të jetës së tij që ka përlotur të gjithë konkurrentët e tjerë dhe jo vetëm.

Albano Bogdo ka treguar se prindërit e tij janë ndarë dhe se pas 10 viteve ai është takuar me babain e tij kur ndodhej në Milano për një koncert.

Pas Albanos ka qenë Bes Kallaku i cili ka recituar një poezi për nënën, gjë që bëri dhe moderatoren e emisionit Fjoralba Ponarin të përlotej.

Emocionet ishin aq të forta dhe të papërshkrueshme sa moderatores i është dashur të ndërpresë emisionin për pak momente.

“Ia kam ndjerë mungesën babait por nuk e kam shprehur asnjëherë. Armiku më i madh që kam pasur ishte ai. Një dite e kemi kuptuar që nuk kishim asnjë armiqësi me njëri tjetrin. Filloi të më qante dhe më përqafoi, kisha 22 vite qe nuk e përqafoja, nuk e dija që më donte babai. Mamanë e kam dritën e syve, nuk e bënin dot 10 burra atë që ka bërë mamaja ime për mua”, ka rrëfyer ndër të tjera Albano.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn