Shumë është thënë për Egla Cenon, një prej protagonisteve të “BBVIP” këtë edicion dhe në fakt, shumë ka zbuluar edhe aktorja për veten e saj, përtej sgurisht jetës personale, më specifikisht përtej dashurisë. Kështu, deri më tani, Egla nuk ka folur për ndonjë marrëdhënie të mundshme jashtë programit apo për ndonjë personal special, megjithatë së fundmi duket se ka zbuluar dicka që askush nuk e dinte.
Aktorja, duke folur me banorët e tjerë të shtëpisë, të cilët i vejnë shpesh në dyshim ndjenjën e dashurisë apo empatinë, zbuloi se :
“Unë e kam një burrë, jo çdo gjë mund ta dini. Do t’ju jap një lajm ekskluziv. Edhe pse ju s’më keni parë të pëshpëris poshtë jorganëve, unë kam një dashuri shumë të madhe në jetën time përjashta.
Fakti që unë nuk jam kam treguar publikut nën jorgan, nuk do të thotë që unë nuk e kam… Jam shumë e dashuruar.”
Pra Egla pranoi, të paktën kështu duket, se ka një lidhje jashtë reality show-t, automatikisht duke hedhur poshtë edhe zërat për pëlqimin e mundshëm ndaj Meritonit e jo vetëm.